Një lajm jo i mirë vjen nga bota e showbizit. Aktorja e njohur Sienna Miller dhe artisti Lucas Zwirner raportohet të jenë ndarë, por arsyet nuk dihen.
Aktorja konfirmoi romancën me 29 vjeçarin në janar të vitit 2019. Ata u takuan përmes miqve të përbashkët në New York.
Ndërkohë gjatë Festivalit të filmit “Sundance”, ajo mbante një unazë të madhe, duke konfirmuar kështu se ata ishin fejuar së bashku.
Sienna ka qënë e fejuar dy herë, dhe ka një vajzë me ish-partnerin e saj Tom Sturridge, që quhet Marlowe Ottoline Layng Sturridge.l.k/abcnews.al