Kriza e krijuar nga pandemia e Covid-19 ka shkaktuar shumë dëme në shumë sektorë. Përjashtim nuk kanë bërë as shtëpitë publike, ku një ndër më të mëdhat në Europë, Pascha, ka falimentuar.
Përfaqësuesit e shtëpisë publike 10-katëshe që ndodhet në Këln të Gjermanisë kanë aplikuar për procedurat e falimentimit ka ardhur për shkak të masave anti-CoVid të marra në Gjermani, shkruajnë mediat vendase.
Në Pascha punojnë zakonisht 120 prostituta dhe është i angazhuar një staf prej 60 vetash. Falimenti ka ardhur si pasojë e masave dhe keqmenaxhimit nga autoritetet gjermane, të cilat çdo dy javë njoftonin biznesin se nuk mund të hapej. Ndërkohë as autoritetet gjermane nuk e dinë sesi do të shkojnë gjërat edhe për disa muaj të tjerë, duke krijuar pasiguri të madhe dhe me pasoja të thella.l.k/abcnews.al