Mediat kosovare raportojnë se kryetari aktual i bashkisë së Prishtinës Shpend Ahmeti është venë nën hetim nga prokuroria special pasi akuzohet se ka abuzuar me pushtetin duke punësuar militantë të vetëvendosjes gjatë mandatit të tij të parë si kryetar I bashkisë së kryeqytetit
I sapo zgjedhur si kryetar i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, Shpend Ahmeti është vënë nën hetim nga Prokuroria e Shtetit. Mediat kosovare raportojnë se ai akuzohet se ka kryer punësime partiake në Komunën e Prishtinës, gjatë mandatit të tij të parë, të militantëve të VV’së pjesë e së cilës ishte deri para 3 muajsh. Hetimin ndaj Ahmetit e ka konfirmuar për Gazetën Express, zyra për informim e Prokurorisë së Shtetit, duke shtuar se hetimet janë në fazën paraprake. Hetimet po kryen nga Prokuroria Speciale, pas disa kallëzimeve penale që kanë depozituar në këtë prokurori kundërshtarët politikë të Ahmetit, një vit më parë. Kryetari actual I bashkisë së Prishtinës akuzohet se ka shkelur ligjin duke punësuar me kontrata dhjetëra militantë partiakë të VV’së, pjesë e së cilës ka qenë deri në janar të këtij viti. Partia demokratike e Kosovës, që në gusht të vitit 2017 depozitoi në Prokurorinë e Shtetit kallëzimet penale ndaj Ahmetit dhe Vetëvendosjes në në Prishtinë pretendonin se numri i të punësuarve nga Ahmeti ka shkuar deri në 500. Pagat mujore variojnë nga 250 deri në 500 euro.
Shpend Ahmeti, në fund të vitit të shkuar fitoi mandatin e dytë në krye të Prishtinës, si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje. Vetëm pak muaj më pas, në fillim të këtij viti, Ahmeti u largua nga kjo lëvizje, me ardhjen në krye të saj të Albin Kurtit, pas përplasjeve që çuan në ndarje të kësaj partie politike.
Të mërkurën, Ahmeti u zgjodh kryetar i PSD-së, pasi ai dhe një grup ish-deputetësh të VV-së aderuan në partinë socialdemokrate të Kaqusha Jasharit. /abcnews.al