Adama Traore e mposht koronavirusin, përforcohet Spanja

schedule10:19 - 4 Shtator, 2020

schedule 10:19 - 4 Shtator, 2020

Spanja nuk kishte në ndeshjen kundër Gjermanisë Adama Traore, i cili kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Futbollisti i Wolverhampton, i  ftuar për herë të parë nga kombëtarja, mund të debutojë kundër Ukrainës.

Sikurse njofton Federata Spanjolle e Futbollit, sulmuesi do të bashkohet me ekipin ditën e sotme dhe do të stërvitet nën urdhrat e trajnerit Luis Enrique dhe të dielën, nëse ai e sheh të nevojshme, mund ta aktivizoje Traore kundër Ukrainës.

Në Gjermani ai nuk udhëtoi dot, por tani që testi i tij ka treguar se e ka kaluar koronavirusin, mund të luajë me Spanjën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!