Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës ku një person është vetëflijuar duke u hedhur nga kati i 5 i një pallati.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit, pranë lokalit të njohur si “Dy Kitarat”.
Nga të dhënat paraprake nga vendngjarja, mësohet se një 60 vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është vetëflijuar.
Njoftimi i plotë:
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 në lagjen nr. 1 të qytetit, pranë lokalit të njohur si “Dy Kitarat”.
Nga të dhënat paraprake nga vendngjarja, burri rreth 60 vjec që u vetëflijua me këtë akt ekstrem, është hedhur nga kati i pestë i pallatit.
Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes, teksa në vijim priten të tjera detaje nga policia e Durrësit./abcnews.al