Ka ardhur reagimi i parë nga Turqia pas njoftimit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për bisedimet me Greqinë për të ulur tensionet për përplasjen për detin. Turqia përsërit gatishmërinë për dialog “të pakushtëzuar”.
“Ju kujtojmë se jemi gati për një dialog të pakushtëzuar. Ne presim që Greqia të mbështesë këtë iniciativë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.
Vendi ynë është i gatshëm për dialog me Greqinë, pa parakushte, në mënyrë që të gjejë zgjidhje të përhershme për të gjitha çështjet midis dy vendeve në kontekstin e së drejtës ndërkombëtare, në një mënyrë të drejtë” tha Ankaraja.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Jens Stoltenberg ka marrë një iniciativë për të ulur tensionet në Mesdheun Lindor , por Greqia e kundërshtoi. /d.b/abcnews.al

