PSG u befasua ditën e djeshme. Tre futbollistë rezultuan pozitivë me koronavirus dhe ata janë: Neymar, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes.
Një lajm që nuk shokoi vetëm nënkampionët e Evropës, teksa sulmuesi brazilian i ka qetësuar të gjithë fansat me një postim të bërë në “Instagram”.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Jemi të gjithë në gjendje të mirë“, shkruan 28-vjeçari, ndërsa shfaqet i lumtur me djalin e tij në foto. /abcnews.al

