Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është lodhur nga zërat e merkatos. Në fakt janë disa lojtarë të napoletanëve që janë lidhur me një largim të mundshëm nga klubi italian dhe ky fakt nuk i pëlqen më Laurentiisit.
“Duke filluar nga tani kam vendosur që nëse vjen një ofertë e rëndësishme për këdo lojtar të ekipit, unë do ta vendos në shitje. Edhe nëse ai ka vetëm një vit që është me ne. Për shembull, nëse mua më vjen një ofertë prej 110 milionë eurosh për Koulibalyn, unë do të bëja gabimin më të madh për fansat dhe klubin nëse nuk do ta pranoja,” deklaron numri 1 i Napolit për Radion “Kiss Kiss”.
“Papastathopoulos? Po bëjmë gjithçka që të arrijmë marrëveshjen. Edhe pse merkatoja është pak për të qeshur. Në kinema ato që janë të fortë dhe të fuqishëm, në futboll janë mashtrues. Unë jam mësuar me këtë fakt tashmë”, mbyll Laurentiis. /abcnews.al