Trendi më i fundit, këto janë vathët që po përhapen tek vajzat si me magji

schedule10:58 - 3 Shtator, 2020

schedule 10:58 - 3 Shtator, 2020

Tashmë zyrtarisht jemi në stinën e vjeshtës dhe trendet e reja të modës kanë filluar të shpalosen. Përveç veshjes, vëmendje kanë marrë shumë edhe bizhuteritë, të cilat janë tepër të preferuara nga vajzat.

Vathët janë ata që po vendosen në masë nga gjinia femërore dhe një trend i ri i cili po bënë bujë.

Kunji, për ata që nuk janë të njohur, është pjesa e thellë e qendrës së veshit tuaj pranë kanalit të veshit, aty do të vendoset vathi i cili po pëlqehet shumë kohëve të fundit, e që nuk është parë më herët si opsion.

“Nëse kurba e lartë e veshit tuaj është në anën më të sheshtë, ju keni mundësinë ta bëni atë. Veshi juaj duhet të jetë i rrafshët në atë pjesë që të duket bukur”, thotë Beça Quinn, një specialist që merret me shpimin e veshëve në Studs në Neë York City.

“Ky shpim është bërë gjithashtu i popullarizuar në mesin e njerëzve që nuk kanë hapësirë ​​të mjaftueshme te pjesa e brendshme”, shton ajo.

Më poshtë gjeni disa shembuj të tjerë se si duket trendi:

l.k/abcnews.al