Tiroidja është një gjendër që sekreton hormone duke ndihmuar rritjen dhe zhvillimin e organizmit. Të dhënat tregojnë se 200 milionë njerëz në botë vuajnë nga një çrregullim i caktuar i tiroides.
Ushqyerja luan një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të tiroides. Ekspertët thonë se ushqyerja brenda 90 minutave të para të ditës, e vë tiroiden në punë, rrit nivelet e energjisë dhe përshpejton metabolizmin.
Prandaj, ekspertët e agroweb.org, ju rekomandojnë mëngjesin e duhur për pacientët që vuajnë nga tiroidja. Ata këshillojnë se avokado, vezët e ziera dhe salmoni janë ushqimet absolutisht më të mira për shëndetin e tiroides. Sipas tyre, në mëngjes njeriu duhet të hajë 2 vezë të ziera.
Secila prej tyre përmbush 20 përqind të nevojës ditore për jod, e cila është e domosdoshme për tiroiden. Vezët për më tepër janë shumë të pasura me acidet yndyrore omega-3, gjithashtu të rëndësishme për tiroiden.
Tiroidja ka nevojë për yndyrna të shëndetshme, e ku ka më mirë se avokadoja. Ajo është e pasur me vitaminat B, acidet yndyrore omega-3 dhe plot antioksidantë.
Këto të fundit ndihmojnë në pastrimin e organizmit nga radikalet e lira dhe e mbrojnë atë nga inflamacioni.
Sa i përket salmonit, ai është një ushqim fantastik për shëndetin e egër, por ky peshk duhet të jetë i egër që të ofrojë përfitimet më të mëdha.
Barishtet si spinaqi, rukola apo kale janë gjithashtu një element i rëndësishëm i mëngjesit për një person që vuan nga tiroidja.Ato janë plot me enzima, antioksidantë, fibër dhe proteina./abcnews.al