Një studim i kryer së fundmi ka treguar se fëmijët që flenë pak dhe kalojnë më shumë kohë në telefonët e tyre, kanë më shumë të ngjarë të preken nga obeziteti, sipas Mail Online.
Studimi, në të cilin morën pjesë më shumë se 4 mijë fëmijë, tregoi se për çdo orë të shpenzuar në celular, të rinjtë janë 16 përqind më të rrezikuar për të qenë mbipeshë, ndërsa çdo orë më pak gjumë rrit rrezikun me 23 përqind, shkruan abcnews.al.
Studiuesit zbuluan se ekzistonte një korrelacion i drejtpërdrejtë midis rritjes së përdorimit të pajisjeve dhe uljes së kohës së gjumit. Sipas tyre, shkurtimi i kohës që të rinjtë kalojnë në pajisjet celularë apo tablet mund t’i ndihmojë të flenë më shumë dhe të ushqehen më mirë.
Gjithashtu ata theksuan se mungesa e gjumit shkakton ndryshime në hormonet që rregullojnë oreksin, duke bërë që fëmijët të hanë më shumë sesa duhet. xh.d/abcnews.al/