Pandemia e koronavirusit do ta thellojë akoma më shumë hendekun e varfërisë mes meshkujve dhe femrave.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si pasojë e kësaj pandemie, 47 milion më shumë gra dhe vajza do të “zhyten” akoma më shumë në varfëri vitin që vjen duke zhbërë kështu progresin e arritur në dekadat e fundit, shkruan abcnews.al
Akoma më shumë burra dhe gra në të gjithë botën do të kenë ulje të të ardhurave për shkak të humbjes masive të vendeve të punës, ndërsa më shumë pritet që të preken punonjësit informalë në Afrikën sub-Sahariane dhe në Amerikën Latine.
Sipas raportit të OKB, gjatë pandemisë gratë i kanë humbur vendet e tyre të punës në një ritëm më të lartë krahasuar me burrat. Kjo pasi ato kanë më shumë gjasa që të jenë të punësuara në bizneset që janë goditur më shumë nga pandemia.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës të OKB, rreth 70% e punonjësve që merren me pastrimin e shtëpive në të gjithë botën i kishin humbur vendet e tyre të punës si rezultat i Covid-19 deri në qershor të këtij viti. /abcnews.al/