Koronavirusi vazhdon të godasë botën e futbollit dhe PSG është klubi i fundit i prekur. Plot tre lojtarë të kampionëve të Francës dhe nënkampionëve të Evropës, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Lajmi është raportuar nga një postim i klubit në Twitter, teksa emrat nuk bëhen të ditur. “Tre futbollistë janë konfirmuar pozitivë. Lojtarët e tjerë dhe pjesëtarët e stafit, do të vazhdojnë të testohen në ditën e ardhshme“, lexohet në komunikatë.
Trois joueurs du @PSG_inside sont confirmés positifs au test Sars CoV2 et sont soumis au protocole sanitaire approprié.
L’ensemble des joueurs et du staff continueront à réaliser des tests pendant les prochains jours.— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 2, 2020
Tre lojtarët janë izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e ekipit dhe kanë nisur karantinën, në pritje që të kalojnë sa më shpejt këtë moment delikat dhe pa shumë vuajtje. /abcnews.al


