Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, është shumë pranë prishjes së kontratës me katalanasit. Kiliani është lidhur me një kalim tek Interi në javët e fundit, por problemi i vetëm ka qenë kontrata e tij me klubin spanjoll.
Sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”, 33-vjeçari është gati të heqë dorë nga 8 milionë euro vetëm për t’iu bashkuar Interit. Edhe pse Barcelona nuk dëshiron që ta humbasë lojtarin me parametra zero, palët janë shumë pranë gjetjes së gjuhës së përbashkët.
Kujtojmë që Vidal tashmë e ka gjetur akordin personal me milanezët, ku pritet të për dy sezone me opsion për të rinovuar dhe për një vit tjetër. Mesfushori kërkohet me ngulm nga Antonio Conte dhe ai pritet të përfitojë plot 6 milionë euro në sezon. /abcnews.al