Sipas ekspertëve, Britania nuk është duke përjetuar valën e dytë të koronavirusit dhe rritja e numrit të rasteve është si rezultat i rritjes së numrit të testimeve, raporton DailyMail.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar ‘duhet të bëjë gjithçka që ka në dorë” për të parandaluar një valë të dytë të shtrimeve në spital, gjë e cila ka filluar të ndodhë në Europë.
Por ekspertët thanë se deklarata e Hancock ishte ‘alarmante’ dhe se aktualisht nuk ka ‘asnjë shenjë’ të një vale të dytë. Ata kanë theksuar se njerëzit duhet të jenë vigjilentë, por njëri nga ekspertët tha se “po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ngjarë të vdesin nëse infektohen me Covid-19 tani krahasuar me fillimin e pandemisë, të paktën në Europë”, shkruan abcnews.al
Numri i testeve pozitive në Britani
Rreth 1295 persona rezultuan pozitivë me koronavirus në Britani dje, në krahasim me 1,406 të një ditë më parë, ndërkohë numri mesatar gjatë një jave ishte 1,339 – një rritje prej 27 përqind dhe më e larta që nga 11 qershori.
Shkencëtarët kanë deklaruar se të rinjtë janë shkaku i rritjes së numrit të rasteve të reja me Covid-19, por kanë më pak të ngjarë të sëmuren rëndë dhe të shtrohen në spital, shkruan abcnews.al
Deri më tani 764 persona po trajtohen në spital me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, 60 prej të cilëve janë në kujdes intensiv. Kjo është një rënie, pas një kulmi prej 19,872 pacientësh të shtruar në spital në 12 Prill.
Profesori Carl Heneghan, një ekspert i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit, tha: ‘Tani për tani nuk ka valë të dytë. Ajo që po shohim është një rritje e ndjeshme e numrit të njerëzve të shëndetshëm që bartin virusin, por nuk shfaqin simptoma. Të gjithë pothuajse janë të rinj.
Hancock deklaroi se kishte frikë se kjo rritje e rasteve të reja te njerëzit e shëndetshëm do të prekte grupet e rrezikuara dhe situata do të dilte jashtë kontrollit njësoj si në SHBA, shkruan abcnews.al
Komentet e tij erdhën menjëherë pas deklaratës së Hans Kluge, shefi i OBSH-së për Europën, i cili tha se ai ‘nuk do të habitej’ nëse shtrimet në spital do të rriteshin këtë nëntor.
Por shkencëtarët kanë hedhur poshtë komentet e Hancock, duke theksuar se numri i viktimave nuk është rritur në Francë apo Spanjë dhe arsyeja e rritjes së numrit të shtrimeve në spital është për shkak të rritjes së testimeve.
Sipas statistikave zgjerimi i kapacitetit të testimit do të thotë se rastet e reja po gjurmohen më lehtë se në fillim të pandemisë. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, numri i testimeve është rritur me 20 përqind që nga fillimi i korrikut deri më tani. Por numri i rasteve pozitive është rritur me vetëm 0.3 përqind në të njëjtën periudhë, duke treguar se rastet e reja janë një kombinim i testimeve të shumta dhe vetëm një rritje e lehtë e rasteve në pikat më të nxehta, shkruan abcnews.al
Numri i të infektuarve në 24 orë në Britani
Franca ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore që nga marsi. Rreth 7,379 raste të reja u raportuan në 28 Gusht krahasuar me 7,578 raste të regjistruara në 31 Mars, në kulmin e pandemisë në Europë. 26 viktima nga Covid-19 u raportuan të martën, shkruan abcnews.al
Në Spanjë, rastet po vazhdojnë të rriten, me 8,115 raste të reja të raportuara të martën. Rreth 50,000 spanjollë kanë rezultuar pozitivë brenda një jave, sipas ministrisë të shëndetësisë.
Shtrimet në spital janë rritur në të dy kombet, por jo në nivele të larta si në kulmin e valës së parë. Ka rreth 4,500 të shtruar me Covid-19 në Francë. Në Spanjë, Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa theksoi se rritja e rasteve të reja nuk ka shtuar fluksin në spitale. Sipas të dhënave të fundit, gjatë 7 ditëve janë raportuar 159 viktima.
Numri i vdekshmërisë është ulur në Mbretërinë e Bashkuar.
Numri i testimeve
Profesori Lawrence Young, një virolog dhe onkolog në Universitetin e Warwick, tha për MailOnline: ‘Unë mendoj se komentet e Matt Hancock ishin alarmante. Sigurisht që duhet të jemi vigjilentë dhe është e vërtetë që numri i rasteve në pjesë të caktuara të Europës po rritet ashtu si edhe shtrimet në spital. Por Europa nuk po përjeton një valë të dytë./abcnews.al
Numri i shtrimeve në spital