Meta për hapjen e negociatave: Mundësitë janë, duhet bashkëpunim

schedule13:28 - 10 Maj, 2018

schedule 13:28 - 10 Maj, 2018

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është mundur nëse të gjithë institucionet dhe focat politike bashkëpunojnë. Kështu ka deklaruar Presidenti i Republikës Ilir Meta nga Gjirokastra.

Bashkëpunimi është kryefjala e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta që Shqipëria të marrë një vendim pozitiv në qershor për nisjen e bisedimve me Bashkimin Evropian.

“Besoj se janë të gjitha mundësitë deri në qershor duke u përqendruar të gjithë në ato kërkesat, të cilat dihen se kanë të bëjnë me përparësitë kyçe të këtij procesi. Duke bashkëpunuar të gjithë, jam i bindur se është tërësisht e mundshme që rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian të shoqërohet nga një vendim pozitiv i Këshillit të vendeve anëtare”.

Mesazhi i dhënë nga Gjirokastra u dha vetëm për mundësitë e integrimit të Shqipërisë ndërsa për zhvillimet më të fundit të lëvizjeve në Prokurori kreu i shtetit i qëndroi qëllimit të vizitës për të cilën vizitoi Gjirokastrën.

“Nuk kam asnjë koment përveç sezonit turistik, i cili ka filluar shumë mbarë si në Skrapar, Përmet, edhe sot në Gjirokastër”.

 Kryetari i shtetit mori pjesë edhe në celjen e sezonit turistik në përmet ku çmoi sportistin dhe trajnerin e spikatur përmetar Ethem Kaso me Titullin “Mjeshtër i Madh” . /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!