Gadishulli korean do të goditet gjatë kësaj jave nga dy tajfune të fuqishme. Vendi është kërcënuar nga përmbytjet shkatërruese në një zonë që është goditur tashmë nga një prej sezoneve më të lagështa të musoneve.
Tajfuni Maysak, i cili aktualisht është ekuivalent me një uragan të Kategorisë 4, pritet të zbresë në pjesën jugore të Gadishullit korean të Mërkurën në mbrëmje, me kohën lokale.
Stuhia aktualisht ka erëra 130 milje në orë (215 kilometra në orë) por pritet të dobësohet në një stuhi të Kategorisë 2.
Nëse tajfuni Maysak zbarkon në Gadishullin korean, do të ishte stuhia e katërt më e fuqishme këtë vit. Tajfuni e ka marrë emrin nga një fjalë kamboxhiane për një lloj peme.
Administrata Meteorologjike e Koresë (KMA) pret që Koreja e Jugut të goditet nga reshje të mëdha shiu dhe erëra të forta të mërkurën dhe të enjten.
Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut po përgatiten ndërsa afrohen dy stuhitë.
Zyrtarët e qeverisë së Koresë së Jugut janë dërguar në rajone që pritet të preken nga Typhoon Maysak, njoftoi Ministria e Brendshme dhe Siguria e Koresë së Jugut në një njoftim për shtyp të Mërkurën.
Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA) e Koresë së Veriut njoftoi të Mërkurën se “masa urgjente po merren për minimizimin e dëmit”, me reshje të mëdha shiu dhe erëra të forta që pritet të godasin pjesë të ndryshme të vendit. /abcnews.al