Kalimi te United: Gjest emocionues i Van De Beek, s’e harron shokun e pafat

schedule10:37 - 2 Shtator, 2020

schedule 10:37 - 2 Shtator, 2020

Donny Van De Beek do të transferohet te Manchester United. Një ndër lojtarët më të dalluar të Ajax në vitet e fundit, ka arritur akordin me “Djajtë e Kuq” dhe pret zyrtarizimin për t’u transferuar tek ekipi i Ole Gunnar Solskjaer.

Mesfushori ofensiv, i cili do të firmosë një kontratë 5-vjeçare dhe ka kushtuar 45 milion euro, ka zgjedhur të mbajë veshur fanellën me numër 34 sipas raportimeve të MailOnline. Një zgjedhje e bukur e 23-vjeçarit, i cili nderon Abdelhak Nouri, ish-shokun e tij të skuadrës te rekordmenët holandezë.

Ky i fundit zotëronte një talent të jashtëzakonshëm, por 8 korriku i vitit 2017 ishte një ditë e tmerrshme për të. Ajax po zhvillonte një ndeshje miqësore me Werder Bremen në alpet e Austrisë dhe Nouri u gjunjëzua në tokë befas.

Lojtari me origjinë nga Maroku humbi ndjenjat dhe një helikopter e nisi në një spital të Insbrukut. Kontrollet mjekësore zbuluan një problem në tru dhe më pas erdhi lajmi i tmerrshëm: “Nouri nuk mund të zbresë më në fushë”.

23-vjeçari përfundoi në koma dhe u zgjua 26 marsin e këtij viti. Tani do të vazhdojë jetën në karrige me rrota dhe gjithë tifozët e futbollit janë të lumtur për rikthimin e tij në jetë, ndërsa Van De Beek ka vendosur të luajë në “Old Trafford” me numrin e tij të preferuar, duke e emocionuar shokun e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!