Emiljano Musta është zyrtarisht i Kukësit edhe për dy vite, sikurse edhe kemi njoftuar një ditë më parë. Mbrojtësi i krahut të majtë, i cili mund të luajë edhe në mesfushë, kishte disa oferta, por në fund është bindur nga propozimi që Kukësi i ka bërë.
Ai ka nënshkruar dhe ka zbritur në stërvitje, për t’u bërë gati për ndeshjen e Europa League kundër Wolfsburg. “Emiljano Musta mbetet futbollist i Kukësit edhe për 2 sezonet e ardhshme!
Pasi i përfundoi kontrata me ekipin tonë, futbollisti dhe drejtuesit kanë diskutuar për të ardhmen dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e saj. Mbrojtësi nga Elbasani, do të jetë pjesë e Kukësit deri në verën e vitit 2022! Suksese Emiljano”, njofton klubi verilindor. / abcnews.al