Partia Demokratike ka publikuar disa foto nga Librazhdi ku shihen disa prindër që sipas PD, ndodhen pranë qendrës së tërheqjes së ndihmës ekonomike.
PD thotë se ky është një denoncim i ardhur nga Komunë Qendër në Librazhd, ku shihen pa asnjë distancë, të ngjeshur dhe shumica pa maska, prindërit të cilët kërkojnë të tërheqin 3 mijë lekëshin e ndihmës ekonomike.
Denoncimi i PD:
FOTO/ DENONCIMI NGA LIBRAZHDI, NJERËZIT NË RRADHË PAS ASNJË DISTANCIM PËR 3 MIJË LEKSHIN E RAMËS, LUÇIANO BOÇI : SPOTE NË VEND TË INVESTIMEVE
Mbani distancën 1.5 m orienton Manastirliu nxënësit, sikur ky të ishtë çelësi magjik në shkollat tona pa standarte shëndetësore minimale e të degraduara fizikisht.
Maska është trendi, kërcen nga ana tjetër Shahini.
Meqenëse investojnë zero lekë për arsimin dhe sigurinë ndaj covid-19, i mbushin mendjen njerëzve me spote.
Por shihni çfarë ndodh me prindërit e nxënësve realisht, në një qendër të tërheqjes së ndihmës ekonomike dhe që ministreshat nuk e shohin.
Denoncimi vjen nga Komunë Qendër në Librazhd.
Në një temperaturë 40 gradë dhe të ngjeshur pa asnjë distancë dhe shumica pa maska, njerëzit detyrohen të torturohen duke rrezikuar çdo gjë, për të tërhequr lëmoshën 3 mijë lekëshe të Ramës.
Me siguri nuk kanë parë spotet e “gocave” të Ramës!.
/abcnews.al