Greqia bëri thirrje të heqë dorë, Turqia i përgjigjet Athinës: Do humbasë nëse tejkalon limitin

schedule18:07 - 1 Shtator, 2020

schedule 18:07 - 1 Shtator, 2020

Situata mes Greqisë dhe Turqisë nuk është aspak e qetë pasi mes dy vendeve vijojnë tensionet në detin Egje.

Ditën e sotme Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu u shpreh se pala turke është në favor të bisedimeve për uljen në tryezë sa i përket Mesdheut Lindor.

“Ne jemi në favor të bisedimeve për ndarjen e drejtë dhe uljen në tryezë me të gjithë në Mesdheun Lindor.

Do të jetë Greqia ajo që do të humbasë nëse bëhen armatosje që tejkalojnë limitin (e marrëveshjes për ishullin Kastellorizo)”, Mevlüt Çavuşoğlu.

Sipas Al Jazeera, këtë deklaratë Çavuşoğlu e ka bërë teksa zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij algjerian Sabri Boukadoum pas një takimi të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme.

Më tej gjatë këtij takimi me Boukadoum u fol edhe për çështjet rajonale kryesisht ato për Libinë, ku zhvillimet në këtë vend ndikojnë ndaj Algjerisë për shkak se është vend fqinj.

Më tej Çavuşoğlu nënvizoi se qetësia dhe stabiliteti i Libisë është i rëndësishëm për të gjithë.

Teksa është pyetur për hapat e Greqisë të hedhur kohët e fundit kryesisht për transportimin e ushtarëve me anijen “Blue Star” në ishullin grek Kastellorizo, ministri Çavuşoğlu vuri theksin se në ishull mund të jenë të pranishëm armë jo të rënda për forcat e sigurisë, policisë ose të xhandarmërisë, por që edhe kjo ka një limit.

“Hapat e njëanshëm që Greqia ka hedhur kryesisht kohët e fundit, në të vërtetë janë hapa për të përjashtuar Turqinë. Ne Mesdheun Lindor, ne jemi pro një zgjidhjeje të përbashkët për t’u ulur në tryezë me të gjithë, për të negociuar dhe për të ndarë në mënyrë të drejtë për të gjithë. Do të jetë Greqia ajo që do të humbasë nëse bëhen armatosje që tejkalojnë limitin (e marrëveshjes për ishullin Kastellorizo)”, ka përfunduar  Çavuşoğlu.

Ndërkohë më herët ministria e Jashtme Greke ka theksuar se Greqia nuk do të shantazhohet dhe i ka bërë thirrje Turqisë që të heqë dorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!