Protestuesit në Portland u mblodhën jashtë shtëpisë të kryebashkiakut demokrat Ted Wheeler të hënën mbrëma, për të “festuar” ditëlindjen e tij.
Ata hodhën fishekzjarre dhe nisën që të këndonin “gëzuar gazit lotsjellës për ty.”
Në rrugën jashtë shtëpisë së kryebashkiakut u ndez po ashtu një zjarr ndërsa u mblodhën rreth 200 persona, shkruan abcnews.al
Protestuesit vunë muzikë, u ranë borive, ngritën në ajër posterat e tyre dhe u ranë daulleve.
Aktivistët, disa prej të cilëve mbanin tallumbacë ditëlindjeje dhe kapele festash, kërcyen Makarenën ndërsa u dëgjuan duke bërtitur me të madhe sloganë, mes të cilëve edhe “Jetët e të Zinjve janë të Rëndësishme.”
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes rreth orës 23.00 pasi rruga ishte përfshirë nga zjarri, e shpalli skenën rebelim dhe i detyroi protestuesit që të largoheshin.
Kujtojmë se protestat në Portland vijojnë prej tre muajsh dhe kanë nisur pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd nga policia në Minneapolis-it. /abcnews.al/