Çdokush kur është me pushime e humb sensin e kohës, duke u relaksuar në maksimum dhe pa menduar për angazhimet e shumta që i presin. Shpesh, për disa njerëz mbarimi i pushimeve dhe kthimi në rutinë mund të jetë stresuese aq më tepër në një kohë të një pandemie globale.
Kjo quhet ndryshe edhe si “sindroma e rikthimit” dhe mund të shkaktojë stres, ankth, dhimbje koke, nervozizëm apo vështirësi në tretje. Megjithatë ka disa rregulla që duhet t’i ndiqni për ta luftuar atë, shkruan abcnews.al.
Ushqimi i duhur. Sidomos nëse gjatë pushimeve kemi ngrënë më shumë se ç’duhet, është mirë që t’i harroni ushqimet e tepërta. Vazhdoni të konsumoni shumë fruta dhe perime dhe të pini sa më shumë ujë. Hidratimi i mirë i mban aftësitë intelektuale dhe humorin në ekuilibër. Kufizoni gjithashtu bishtajoret, kafenë, picat dhe ushqimet pikante. Mund të konsumoni çokollatë të errët, të pasur me triptofan e cila shndërrohet nga trupi në serotonin, një substancë që rregullon ndjenjën e mirëqenies.
Probiotikët. Është mirë të rritet konsumi i ushqimeve probiotike dhe prebiotike, të afta për të ushqyer florën e mirë bakteriale dhe ndoshta marrjen e suplementeve probiotike për një periudhë të shkurtër.
Bëni gjërat gradualisht. Kthehuni në qytet të paktën disa ditë përpara se të rifilloni rutinën e zakonshme pasi në këtë mënyrë trupi juaj të mësohet me zakonet e vjetra.
Qetësohuni. Mos u zhysni kryekëput në punët e shtëpi, por kushtoni pak kohë mbase me pak meditim dhe duke dëgjuar muzikë relaksuese.
Lëvizni. Një maskë për trupin dhe shpirtin: kushtojini një orë në ditë aktivitetit fizik, pasi ndihmon për të hequr mendjen nga mendimet e këqija dhe të qëndroni më aktiv.
Veshja. Nëse konteksti e lejon atë, eksperimentoni me veshjet, për të mos u ndier keq me kalimin nga veshjet informale të pushimeve në “uniformat” e punës.
Buzëqeshni. Lexoni një libër dhe shihni filma. Qëndroni me njerëz pozitivë dhe shijoni këto momente të lumtura. Buzëqeshja ka aftësinë të stimulojë prodhimin e beta endorfinave dhe të forcojë sistemin imunitar, duke iu bërë të ndiheni më mirë. /abcnews.al/