59 vjeçari shqiptar një ditë më parë ka sulmuar me thikë një infermiere në një spital në Athinë, dhe më pas u vetëvra duke u hedhur nga lartësia.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në spitalin e Attikos, ku shqiptari i cili ishte diagnostikuar me kancer marsin e vitit të kaluar, ishte i shtruar në spital që prej 19 gushtit.
Sipas gruas së tij, 59-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili po kurohej në Spitalin Attikon dhe goditi me thikë infermieren, besonte se e kishin operuar padrejtësisht ditët e fundit.
LEXO EDHE: E rëndë në Greqi, pacienti shqiptar qëllon me thikë infermieren dhe hidhet nga kati i katërt
59-vjeçari iu nënshtrua një operacioni në mushkëri për të hequr një tumor, për këtë ai u trajtua në klinikën e kardiologjisë në katin e parë të spitalit.
Bashkëshortja e tij në një deklaratë për mediat greke, ka thënë se 59-vjeçari nuk kishte një histori të çrregullimeve mendore, megjithatë, ditët e fundit ai i ishte shprehur të shoqes se e kishin operuar padrejtësisht.
Shqiptari i kishte rënë ziles për të kërkuar ndihme dhe po e priste infermieren me një thikë kuzhine pas derës dhe sapo hyri aji, e qelloi e shtriu përtoke dhe vazhdoi ta godiste me duar.
Ndërkohë infermirja greke ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si pasojë e plagëve të marra në kokë, gjiks dhe shpinë. /abcnews.al