Ylli brazilian i PSG-së, Neymar Junior, ka folur sot për mediat franceze, ku i ka premtuar besnikëri kampionëve të Ligue 1, të paktën dhe për sezonin e ardhshëm.
“Unë do të qëndroj te PSG edhe sezonin e ardhshëm. Ruaj ambicien për t’u kthyer në finalen e Champions-it, këtë herë për ta fituar atë.
Më pëlqen kjo ide, dua të bëj gjithçka për të lënë emrin tim në librat e historisë së klubit”, u shpreh ylli brazilian, i cili vazhdon të mbetet futbollisti më i shtrenjtë në botë./abcnews.al

