Disa zyrtarëve sauditë, duke përfshirë dy anëtarë të familjes mbretërore, janë shkarkuar.
Në dekretin mbretëror thuhet se mbreti saudit Salman kishte liruar Princin Fahad bin Turki nga roli i tij si komandant i forcave të përbashkëta në koalicionin e udhëhequr nga Sauditët në Jemen.
Djali i tij, Abdulaziz bin Fahad, gjithashtu u hoq si zëvendës guvernator.
Ata, së bashku me katër zyrtarë të tjerë, përballen me një hetim në “marrëdhënie të dyshimta financiare” në Ministrinë e Mbrojtjes, citohet në dekret.
Princi i kurorës Mohammed bin Salman, i cili është djali i mbretit dhe konsiderohet sundimtari de-facto i Arabisë Saudite, ka udhëhequr një fushatë kundër korrupsionit të pretenduar në qeveri.
Sidoqoftë, kritikët thonë se arrestimet e profilit të lartë kanë synuar heqjen e pengesave për mbajtjen në pushtet të princit. /abcnews.al