Testimi kundër Covid-19 në Hong Kong, marrin pjesë 615 mijë vullnetarë

schedule09:44 - 1 Shtator, 2020

schedule 09:44 - 1 Shtator, 2020

Të paktën 615 mijë njerëz janë regjistruar në programin vullnetar të testimit kundër COVID-19 në Hong Kong, sipas qeverisë. Testimi masiv filloi gjatë ditës së sotme për të gjithë banorët në qytetin prej 7.5 milionë banorësh, raporton CNN.

Udhëheqësi i Hong Kongut, Carrie Lam, njoftoi se qeveria nuk ka një “objektiv të caktuar” për numrin e pjesëmarrësve, por i bëri thirrje popullit “të inkurajojë sa më shumë qytetarë”.

“Qëllimi i programit është të identifikojë transmetuesit e fshehur në mënyrë që të zvogëlohet përhapja e virusit dhe nga ana tjetër të ndalohet rruga e transmetimit”, tha Lam.

Hong Kongu ka konfirmuar 20182 raste të reja me koronavirus dhe 89 viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!