Sipas mediave të huaja, Ministri rus i Shëndetësisë Murasckho njoftoi se vaksinimi masiv i grupeve më të rrezikuara ndaj Covid-19 do të fillojë në periudhën tetor-dhjetor. Sputnik V, është vaksina e parë ruse kundër Covid-19, e zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji, Gamaleya.
Murasckho deklaroi se, “Një grup vullnetarësh prej 40 mijë personash do të jenë të parët që do të vaksinohen. Ne kemi deklaruar se vaksina është efektive dhe e sigurt”.
Shpërndarja e vaksinave të Sputnik V do të fillojë në shtator, Murasckho theksoi se kapaciteti i prodhimit të vaksinave do të arrijë nivelin më të lartë në periudhën tetor-dhjetor./abcnews.al

