Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri Zall Herr, 34 vjeçari lë të plagosur dy persona

schedule22:22 - 31 Gusht, 2020

schedule 22:22 - 31 Gusht, 2020

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Zall-Herr.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy persona.

Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta përpara një lokali në rrugë, Klodian Beshiri 34 vjeç, ka plagosur në kofshë Rexhep Qefalian 26 vjeç, dhe ka goditur me qytën e armës, Redi Myrton, 23 vjeç.

Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra për ABC News, 34-vjeçari ka ndjekur me herët një kurs pranë repartit të forcave speciale në Zall-Herr ndërsa mësohet se armën e posedonte pa leje.

Policia ka njoftuar se autori i dyshuar është shoqëruar në polici, si dhe është bërë e mundur sekuestrimi i armës me të cilën është kryer plagosja.

Ndërkohë, 34-vjeçari ka deklaruar përpara grupit hetimor se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi dy të rinjtë i kanë dalë përpara për ta dhunuar ndërkohë që ai ka qenë i shoqëruar së bashku me bashkëshorten e tij.

Sakaq, të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallezimin e konfliktit mes tre shtetasve.

Vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë të 26-vjeçarit dhe plagosjes me qytë të pistoletës të 23-vjeçarit.

Para një ore në Zall-Herr, pranë nje lokali, në rrugë, shtetasi K.B., 34 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në kofshë, shtetasin R. Q., 26 vjeç dhe ka goditur me qytë pistolete në kokë shtetasin R. M., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme per jeten.

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.5 në Kamëz.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua arma e zjarrit me të cilën autori kryeu plagosjet.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!