Pas situatës së tensionuar mes Turqisë dhe Greqisë, Papa Françesku ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale.
Ai ka bërë thirrje për dialog konstruktiv dhe respekt të së drejtës ndërkombëtare nga të dy vendet të cilat nuk po shuajnë dot tensionet mes tyre.
“Jam duke ndjekur me shqetësim tensionet në zonën e Mesdheut Lindor dhe bëj apel për dialog konstruktiv dhe respekt për të drejtën ndërkombëtare, për të zgjidhur konfliktet që kërcënojnë paqen e popujve të këtij rajoni”, shkruan Papa Françesku.
Tensionet Turqi-Greqi vijojnë prej më shumë se dy javësh pas një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis anijeve luftarake të Turqisë dhe Greqisë, në ujërat në lindje të ishullit të Rodosit.
Ndërkohë, që prej asaj dite përpjekjet diplomatike janë shumëfishuar për të lehtësuar tensionet e shkaktuara nga prania e Turqisë në zonën jashtë ishullit grek Kastellorizo./abcnews.al