Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Tingujt shungullues të shpirtit”/ Botohet publicistika e martirit të kishës, Lazër Shantojes

schedule17:41 - 31 Gusht, 2020

schedule 17:41 - 31 Gusht, 2020

Martiri i Kishës Katolike në Shqipëri, Dom Lazër Shantoja i njohur si poet dhe prozator vjen për lexuesin përmbledhja e publicistikës së tij e titulluar “Tinguj shungulles të shpirtit” përgatitur për botim nga Arben Ndreca.

Me vargjet e  Shantojes, recituar nga aktorët në teatrin “Migjeni”, në vendin e tij të lindjes promovohet libri “Tinguj shungullues të shpirtit”, përgatitur  nga Arben Ndreca.

18  vite publicistik e martirit të kishës, Lazër Shantoja, botohet për herë të parë nga Berk.

Ana Shkreli e vë theksin tek veçantia e shkrimeve të tij si përplasje e dy botëve.

Lajtmotivi i njohësit të disa gjuhëve të botës, mbetej përsosje e “Gjuhës Shqipe”.

 “Dom Lazër Shantoja jetoi në mërgim plot 15 vjet. 

Fliste, lexonte e shkruante latinishten e greqishten, gjermanishten, frëngjishten e italishten.

Ai qe ndër të parët shqiptarë që mësuan esperanton.

 Por kujdesin më të madh e kishte për të përsosur shqipen, si mjeti i tij kryesor letrar e estetik…”.

Studiuesja Evalda Paci, i njeh meritat përkrah emrave të shquar të shekullit të kaluar si pasurues të formës së të shkruarit shqip.

 “Emri i Shantojes do të renditet krahas Ernest Koliqit, Mustafa Krujës, Eqrem Çabej… Themelues bërthamash institucionale me peshë në kontekstin shqiptar, ndërkohë që secili kontribuon me vetëdije të plotë në pasurimin e gjuhës së shtypit, por edhe të formave gjinore që vazhdojnë të jenë më interesante për Letërsinë e shkruar shqipe”.

Dom Lazër Shantoja la një numër të madh veprash, të cilat janë mbledhur me zell e përkushtim nga Arben Ndreca në dy vëllime me qindra faqe, që përmbledhin jo vetëm veprat e njohura, si “Për natë kazanash”; përkthimet e “Faustit” dhe Gëtes e “Vilhelm Telit” të Shilerit, por edhe shkrimet e tij të shumta, shpërndarë ndër gazeta e revista të kohës, si “Leka”; “Cirka” e sidomos tek “Ora e maleve”, ku bashkëpunoi ngushtë me Atë  Anton Harapin, Atë Gjergj Fishtën e Luigj Gurakuqin./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!