“Covid-idiotë”: 200 pasagjerët e udhëtimit nga Greqia në Angli pa maska, karantinohen të gjithë

schedule16:38 - 31 Gusht, 2020

schedule 16:38 - 31 Gusht, 2020

Një fluturim i kompanisë ajrore TUI, me rreth 200 pasagjerë në bord që udhëtonin nga Zakynthos për në Wales, u kthe në një bombë me sahat pasi shumica e pasagjerëve nuk kishin respektuar masat anti-Covid.

Një nga pasagjerët ka deklaruar për BBC se fluturimi ishte plot me ata që quhen “Covid-idiotë”. Pra plot me persona që nuk i ndjekin rregullat e vendosura për përmbajtjen e përhapjes së koronavirusit si mbajtja e maskës etj.

Po ashtu, sipas tij, as stafi në avion “nuk e vrau shumë mendjen,” raporton abcnews.al

Më tej, Shëndeti Publik i Uellsit deklaroi se 16 pasagjerë të fluturimit “6215” nga ishulli grek i Zakynthos në Cardiff rezultuan pozitivë për koronavirusin e ri.

Megjithatë, sipas agjencisë së udhëtimit TUI, të gjithë pasagjerët në bord ishin në përputhje me protokollet Covid-19.

193 pasagjerëve dhe ekuipazhit të fluturimit të 25 gushtit ju kërkua që të izoloheshin për dy javë.

Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu thanë se shtatë pasagjerë nga tre vende të ndryshme u konsideruan raste të dyshuara. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!