Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tre bashki prej 5 ditësh në luftë me flakët, kryebashkiaku i Mallakastrës: Në terren 62 punonjës

schedule15:03 - 31 Gusht, 2020

schedule 15:03 - 31 Gusht, 2020

Zjarri që nisi në Rroskovec 5 ditë më parë ka nxjerrë në terren dhjetra punonjës të tre bashkive. Pyjet e Vlosh, Drenie dhe Lofkënd kanë pësuar dëme të mëdha dhe sipas kryetarit të Bashkisë Mallakastër aktualisht nuk është shuar totalisht zjarri por është vënë nën kontroll.

Ndërsa punonjësit e emergjencave civile dhe zjarrëfikësit do vazhdojnë të qëndrojnë në gatishmëri për të shmangur riaktivizimin e tyre gjatë pasditës pasi era i favorizon për tu rindezur.

Kemi kemi nxjerrë në terren 62 punonjës të Bashkisë Mallakastër. Era i aktivizon zjarrfikësit në terren i vështirë e pamundur të ndërhyjet me mjete të zjarrfikësve. Është dëmtuar një sipërfaqe e konsiderueshme pisha. I kemi flakët nën kontroll por pasdite era i riaktivizon ndaj do jemi në terren për ti monitoruar”, është shprehur kryebashkiaku Qerim Ismaili.

Dy ditë më parë zjarrëfikësit u ndihmuan nga një helikopter i ushtrisë por kjo nuk mjaftoi për shuarjen e plotë të zjarrit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!