Theu karantinën për të takuar të dashurën, burri dënohet me 6 muaj burg

schedule14:55 - 31 Gusht, 2020

schedule 14:55 - 31 Gusht, 2020

Një burrë në Australi thyente rregullat e karantinës vetëm për të parë të dashurën e tij.

Yusuf Karakaya, përdorte shkallët e fshehta të hotelit ku ishte duke karantinuar për të takuar të dashurën. Këtë veprim ai e kishte bërë disa herë deri në momentin që u kuptua nga rojet e hotelit, të cilët njoftuan menjëherë  organet përkatëse.

Karakaya u dënua me gjashtë muaj burg, por më pas ky vendim u pezullua dhe tani ai do bëjë vetëm një muaj. Ai u arrestua  i fshehur në një dollap gjumi në shtëpinë e të dashurës së tij dhë në momentin kur u arrestua i tha policisë se ishtë ditëlindja e saj dhe nëse nuk do të shkonte do të ishte në telashe.

Karakaya u urdhërua të futej në karantinë për 2 javë në hotelin Mercure në Perth, pas një vizitë në Sidnei në fund të korrikut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!