Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Petrelë për të vizituar një familje që përfiton nga skema e rindërtimit të cilës i është dëmtuar banesa nga tërmeti i 26 nëntorit.
I shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Rama ka biseduar nga afër me të zotët e shtëpisë, ku me shaka i ka hequr vërejtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës që të mos e përdorë më termin zdroms.
Rama tha se e di se për kë e ka fjalën Veliaj, por shtoi se nuk janë të gjithë të tillë.
“Mos hyj me këto, i bukur i shëmtuar, se na more në qafë siç the atë që the se çunat janë zdromsa, tani të janë qep ty të gjithë si zdroms.
Mos i hyj më këtij muhabeti se na ngatërron kot. Çunat janë të mirë, gocat janë më të mira, por jo zdromsa. Ti nuk ke faj se unë e di për çfarë e ke, por…nuk na u ndanë zdromsat, por nuk janë të gjithë si ata”, tha Rama./abcnews.al