Matarella zgjedh Kryeministrin e tranzicionit, do drejtojë deri në zgjedhje

schedule13:39 - 9 Maj, 2018

schedule 13:39 - 9 Maj, 2018

Presidenti i Italisë Serxho Matarela, do të zgjedhë gjatë ditës kryeministrin e ri, i cili do drejtojë vendin deri në zgjedhjet e reja të muajit korrik, ku data më e përfolur është e diela e 22-shit. Por mediat italiane shkruajnë se zgjedhjet mund të mbahen edhe në tetor.

Ndërkohë Lega dhe Forza Italia vazhdojnë takimet, në përpjekje për një qeveri paqeje dhe aleancë me lëvizjen me pesë yje.

Presidenti Mattarella, nga ana e tij kritikoi partitë, duke u bërë apel që të tregohen më korrekte.

Partia Demokratike në 19 maj do të mbledhë asamblenë kombëtare. Ish-kryetari i kësaj partie Mateo Renzi, u shpreh se kandidati më i mundshëm për t’u zgjedhur në krye të partisë është Paolo Xhentiloni. /abcnews.al