Rikthehet Sadiku: Golat “ushqim” për mua, na i mëson Salihi sekretet

schedule13:58 - 31 Gusht, 2020

schedule 13:58 - 31 Gusht, 2020

Armando Sadiku, sulmuesi i kombëtares, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për rikthimin te Shqipëria dhe për ndeshjet e Nations League kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë. “Ndihem shumë mirë, kënaqësi të vesh fanellën e kombëtares. Shpresoj ta ndihmoj. Ambienti është i njëjtë, janë disa lojtarë të rinj që nuk i kisha takuar. Kemi një grup të mirë lojtarësh. Jam i bindur që do të marrim maksimumin në këto ndeshje, që me Bjellorusinë. I kemi kualitetet”.

“Mungesa e golit me kombëtaren? Goli është si ushqimi për mua. Kur shënoj e kam kryer detyrën. Me kombëtaren do ta provojë këtë ndjenjë çdo futbollist. Do mundohem të shënoj në këto dy ndeshje dhe të ndihmoj ekipin të marr rezultate pozitive”.

“Bjellorusia? Duhet ta marrim seriozisht, që nga fillimi. Sot nuk ka skuadra të lehta. Duhet të luajmë fort dhe të marrim tre pikët. Në letër jemi favoritë, por duhet t’i marrim ndeshjet seriozisht nga fillimi. I kemi kualitetet për të zënë vendin e parë”.

“Konkurrenca? Vendos trajneri kush luan. Vij pas një sezoni të mirë, kam bërë 36 ndeshje si asnjëherë tjetër. Më parë jam thirrur nga trajneri, por një herë nuk kam ardhur për arsye familjare dhe një herë për dëmtim. Nëse trajneri më zgjedh, do jap maksimumin”.

“Ndihma e Salihit? Ai na ndihmon gjithmonë. Nuk kemi folur sepse sot u grumbulluam. Në ditët në vijim ndoshta na tregon ndonjë sekret për t’i shënuar Bjellorusisë”.

“Po i shqyrtoj ofertat. Menaxheri po merret me ofertat. Jam i përqendruar te kombëtarja dhe pas ndeshjeve do të shoh se ku do ta vijoj karrierën në nivel klubesh”. /abcnews.al