Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e të hënës në spitalin Attica të Athinës në Greqi.
Një pacient shqiptar i identifikuar si Petro Çako 59-vjeç ka qëlluar me thikë infermieren dhe më pas është hedhur nga kati i katërt i spitalit duke gjetur vdekjen.
Infermieria i tregoi grupit hetimor se kishte shkuar në dhomën që mbahej pacienti pasi kishte dëgjuar alarmin për ndihmë nga dhoma e tij, por sapo ishte futur brenda ai e kishte qëlluar me një thikë kuzhine.
Sipas mediave greke 59-vjeçari ishte i shtruar në spital prej dy javësh.
Policia greke po heton shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që infermierja 32-vjeçare nënë e dy fëmijëve po merr ndihmë mjekësore./abcnews.al