U zhvesh në urën e shenjtë për të bërë video, arrestohet francezja në Indi

schedule23:20 - 30 Gusht, 2020

schedule 23:20 - 30 Gusht, 2020

Një franceze është arrestuar në Indi me akuzën se ka xhiruar një video e zhveshur në një urë të shenjtë në qytetin verior të Rishikesh.

Video, e xhiruar në urën Lakshman Jhula, u postua në rrjetet sociale.

Gruaja përballet me akuza për ligjin e internetit të Indisë dhe mund të dënohet me deri në tre vjet burg nëse shpallet fajtore, raporton agjencia e lajmeve AFP, përcjell abcnews.al.

Ura mbi lumin Ganges dhe është një vend i shenjtë dhe i njohur për turistët.

Gruaja, e cila është liruar me kusht, i tha policisë se video është bërë për të promovuar biznesin e saj të argjendarisë.

Gruaja, e cila nuk është identifikuar zyrtarisht, u arrestua të enjten pasi policia u njoftua për pamjet.

“Gjatë marrjes në pyetje, ajo pranoi të kishte xhiruar videon nudo, por pretendoi se nuk ishte në dijeni se është e paligjshme në Indi. Ajo tha se videoja dhe fotosesioni kishin për qëllim të promovonin biznesin e saj të argjendarisë”, një zyrtar tjetër i policisë i tha gazetës indiane Hindustan Times. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!