Çështja e klauzolës së largimit të Messit, La Liga me deklaratë zyrtare

schedule13:59 - 30 Gusht, 2020

schedule 13:59 - 30 Gusht, 2020

Çështja e klauzolës në kontratën e Lionel Messit ka marrë një përgjigje zyrtare nga La Liga, që ka dalë me një komunikatë dhe ka sqaruar se çdo klub që do të tentojë të marrë argjentinasin duhet të paguajë klauzolën.

Nuk flitet për shifër, por në media është thënë herë pas here që ajo kap shifrën e 700 milion eurove. Sigurisht do të jetë e vështirë që një klub futbolli ta paguajë për të, sidomos tani që Messi është 33 vjeç.

La Liga, mes të tjerash në deklaratë shprehet se nuk do të lëshojë lejekalimin e sulmuesit në rast se klubi që e blen nuk do ta paguajë klauzolën e largimit, çka i shton problemet për argjentinasi. /abcnews.al

 

Deklarata e La Liga

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!