Tirana ka zyrtarizuar afrimin e portierit të njohur, Visar Bekaj. 23-vjeçari ka mbrojtur portën e Prishtinës për plot 159 ndeshje, edhe pse në moshë të re.
Ishte klubi i Prishtinës që konfirmoi fillimisht firmën e Bekaj me Tiranën, ndërsa klubi bardheblu ka bërë dhe zyrtarizimin pak çaste më parë.
KF Tirana mirëpret Visar Bekaj!
Visar Bekaj është afrimi më i ri i Tiranës në këtë merkato. Klubi ka arritur blerjen e kartonit të portierit të suksesshëm të Prishtinës. Me një karrierë të pasur brenda superiores Kosovare, si edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, 23 vjeçari është tashmë një element kyç në përbërjen e skuadrës dhe vjen si gardiani i portës bardheblu për tre vitet e ardhshme. I bindur se do të japë maksimumin e tij për fanellën e re që do të mbajë veshur, Bekaj bëhet pjesë i ekipit më të madh dhe më të titulluar në vend./abcnews.al