Alban Hoxha: Me Dajën është dyfishuar puna, duam përforcime në merkato

schedule18:48 - 29 Gusht, 2020

schedule 18:48 - 29 Gusht, 2020

Portieri dhe kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, ka dhënë një intervistë për Supersport pas grumbullimit të tij me kombëtaren e Shqipërisë, ku ka folur për ekipin e Partizanin nën urdhrat e Dajës, merkaton e “Demave” dhe kalimin e tureve në Europa League nga ekipet shqiptare.

“Partizani nën drejtimin e Ilir Dajës? Stërvitjet janë nga dy herë në ditë të rënda, megjithatë unë e njoh trajnerin Daja. Kam punuar shumë shumë vite para me të. Është korrekt, do seriozitet në punë. Këtë mundohet ta shfaqë dhe ta kërkojë te lojtarët erinj që  janë bashkuar ekipit.

Sytë tanë janë te merkatoja. Ka nevojë për përforcime, sepse kemi pasur shumë largime. Të rinjtë besoj do luajnë këtë vit, por duhen lojtarë me eksperiencë, duke parë që edhe ekipet e tjera janë përforcuar.

Në këto momente është shumë e vështirë, nuk mund tgë them asgjë. Nëse do hapet merkato dhe do vijnë ata lojtarë që duam, atëherë do të mund të flasim për objektivat.

Më bëhet qejfi që skuadra shqiptare po kalojnë turet. Është gjë e mirë, sepse vlen si reklamë për futbollin tonë dhe rritet cilësia. Do të doja që Tirana të kalonte Crvena Zvezdën, megjithatë 3 skuadra u kualifikuan mu bë qejfi, por shpresoj të vazhdojnë kështu jo vetëm tani këtro ekipet qe kaluan turet, por edhe në vazhdim duhet të ketë sa më shumë skuadra sepse rriten të ardhurat për futbollin shqiptar”, u shpreh Hoxha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!