Trajneri i Interit, Antonio Conte, mund të mos jetë në krye të zikaltrëve për sezonin 2021/22. Ky është lajmi më i fundit i gazetës italiane “Corriere dello Sport”, ku theksohet se marrëdhenia mes drejtuesve dhe Contes është shumë e mirë.
Ditët e fundit pati një takim mes presidentit Steven Zhang dhe teknikut, ku të dyja palët kanë dalë shumë të kënaqura. Tashmë klubi milanez është përqëndruar në transferimin e lojtarëve me eksperiencë si Arturo Vidal apo Aleksander Kolarov, duke hequr dorë nga projekti për të ndërtuar ekipin me elementë të rinj të talentuar.
Raportimi i gazetës vazhdon duke theksuar dhe një herë raportin e mirë mes palëve, por e ardhmja e teknikut nuk është e sigurt për sezonin e pasardhshëm. Arsyeja e vetme është vetëm kombëtarja italiane dhe Conten mund ta shikojmë sërish në stolin e Italisë pas Kampionatit Europian. /abcnews.al

