Sherri me thika në Tiranë, arrestohet autori

schedule18:18 - 8 Maj, 2018

schedule 18:18 - 8 Maj, 2018

Policia e Tiranës ka ndaluar autorin e plagosjes së 4 personave sot paradite në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Presidencës. Sipas policisë, është vënë në pranga 20-vjeçari Henri Karaj nga Tirana si autor i dyshuar i ngjarjes.

Policia bën të ditur në njoftimin zyrtar se Karaj plagosi me thikë katër të rinj 18 dhe 19-vjeçarë, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Të plagosurit Jurgen dhe Feliks Lleshi, Klajdi Dumi dhe Klajdi Marku janë jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë marrë plagë në krahë, shpatull dhe në këmbë. Mësohet se ata janë studentë të Universitetit Politeknik dhe shkak i sherrit që përfundoi në plagosje me thikë është bërë një femër./abcnews.al