Takim mes partive, Haradinaj: Askush nuk do zgjedhje të parakohshme

schedule16:13 - 8 Maj, 2018

schedule 16:13 - 8 Maj, 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit mes partive, ka njoftuar se drejtuesit e forcave politike nuk dëshirojnë zgjedhje të parakohshme. Ndërsa kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj, nënvizoi se mes forcave politike duhet të ketë konsensus dhe dialog.

Në Prishtinë është zhvilluar takimi i thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me forcat politike të vendit. Aty është diskutuar për çështjet me shumë rëndësi për Kosovën si dialogu me Serbinë, reforma zgjedhore, formimi i ushtrisë dhe agjenda për integrime evropiane. Pas përfundimit të takimit, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj doli në një konferencë për shtyp.

Ramush Haradinaj: “Janë disa tema kyçe që ka nevojë t’i diskutojmë, si marrëveshja Kosovë – Serbi,  Ushtria e Kosovës dhe dialogu me Serbinë. S’po duket që do dikush zgjedhje, as të parakohshme, as të shpejta”.

Pas tij, një prononcim për mediat pati edhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Fatmir Limaj: “Dialogu s’mund të bëhet ndryshe vetëm se përmes një konsesusi të gjerë. Kjo është rruga që garanton transparencë”.

Ndërkohë, në këtë tryezë dialogu morën pjesë të gjitha partitë politike me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!