Këngëtarja shumë e dashur për publikun Elvana Gjata është rikthyer më në fund, pas një mungese të gjata.
Ajo ka postuar së fundmi disa foto në Instagram, ku shfaqet e veshur me të bardha në majë të një shkëmbi, duke mos i shoqëruar me asnjë koment.
Mirëpo, kjo ka bërë që fansat të aludojnë se Elvana ka filluar punë për projektin e ri.
Ndoshta, Gjata ka nisur xhirimet për ndonjë klip të ri pasi edhe më herët ajo ka realizuar një të tillë në Turqi. Nuk dihet saktësisht, por gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim.
Kujtojmë që disa ditë më parë ajo publikoi një video, ku u shfaq duke notuar në det./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CEcWuUKp0Wc/