Moderatorja Rudina Dembacaj është kthyer në kryefjalën e shtypit rozë, që nga momenti kur pranoi divorcin me ish-bashkëshortin Aleksin.
Më pas, ajo pranoi se ishte në një lidhje dashurie me ish-deputetin Mark Frroku, duke shtuar edhe më shumë zërat e komentuesve.
Tashmë prej disa kohësh, Rudina ka filluar edhe bashkëjetesën me Markun dhe nuk heziton të publikojë herë pas here foto të ndryshme.
Së fundmi,moderatorja ka treguar se kanë nisur pushimet dhe ka postuar në Instagram një foto nga deti, në të cilën shfaqet me partnerin dhe vajzën Viktoria.
“Mam do bëjmë foto? Se jemi shumë bukur!… si mam”, shkruan Rudina./abcnews.al