Rama nga Vjena: OSBE nuk mund të rrijë mënjanë, Bjellorusia të ulë tensionet e të krijojë dialogun

schedule10:27 - 28 Gusht, 2020

schedule 10:27 - 28 Gusht, 2020

Duke folur nga Vjena ku po mbahet mbledhja e posaçme e Këshillit të Përhershëm të OSBE për situatën në Bjellorusi, Rama është shprehur se qëllimi kryesor i OSBE është që të ndihmojë.

Në cilësinë e kryesuesit, Rama është shprehur se nuk i takon OSBE që të marrë anë, por shtoi se kjo organizatë ka të drejtën për t’u dëgjuar dhe nuk mund të rrijë mënjanë.

Po ashtu, Rama u shpreh se Bjellorusia nuk është vendi i parë që gjendet në këtë situatë ndërsa shtoi se problemi mund të zgjidhet vetëm në Minks.

Rama deklaroi:

“Monitorimi nga zyra e përfaqësuesit të zyrës për lirinë e medias tregon se qindra gazetarë janë arrestuar dhe e dhunuar, edhe më trishtuese kanë qenë raportet për viktima dhe njerëz të zhdukur. Dua ta them qartësisht pa asnjë dallim, më lini të citoj një dokument të OSBE ku thuhet se ne kemi të drejtën për t’u dëgjuar, ne nuk mundemi dhe nuk duhet të rrimë mënjanë.

Bjellorusia është këtu me ne, autoritetet në Minsk duhet ta dëgjojnë këtë: OSBE është krijuar si organizëm mbështetës dhe ndihmës. Parimet duhen respektuar, Bjellorusia nuk është vendi i parë që arrin në këtë moment, dhe nuk mund të jetë as i fundit dhe kjo është arsyeja për të cilën kam kërkuar këtë gjë sot.

Bjellorusia duhet të ulë tensionet dhe të krijojë dialogun. Kemi nevojë për angazhim demokratik të të gjithë shteteve tona anëtare, duhet të ketë pajtim dhe duhet të ketë dialog mes opozitës dhe qeverisë në pushtet. 

Ne  mund të ndihmojmë por nuk mund ta zgjidhim këtë problem, ai zgjidhet në Minsk. Në këtë moment gjërat janë keq, vendi mund të kalojë në një pikë të rrezikshme. Unë mbetem i gatshëm së bashku me kolegen Ann Linde të ndihmojë në këtë situatë ku ngjarjet duket se janë jashtë kontrollit. Shpresoj se do të ketë një përgjigje pozitive nga Bjellorusia nga kërkesa jonë për ndihmën e një dialogu konstruktiv.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!