Kultivuan lëndë narkotike, arrestohen katër persona në Kurbin

schedule09:05 - 28 Gusht, 2020

schedule 09:05 - 28 Gusht, 2020

Policia e Kurbinit ka njoftuar se janë arrestuar në flagrancë Z.GJ, GJ.K, B.U, E.M banues në Tiranë Krujë dhe Milot.

Arrestimi i tyre u krye pasi u gjetën të kultivuara 300 kubikë ku dyshohet se janë kultivuar lëndë narkotike.

Po në të njëjtin vend u konstatuan 200 gropa të cilat ishin bërë gati për tu mbjellë.

Mësohet se bimët narkotike ishin mbjellë në një ambient të hapur, në pronë publike.

Njoftimi i Policisë Kurbin:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kufiri”.

Vihen në pranga 4 shtetas, si autor të  dyshuar të tentativës për kultivim të kanabisit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kufiri”,  si rezultat i të cilit është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për  kultivim të kanabisit dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit :

– Z. Gj., 59 vjeç dhe Gj. K., 29 vjeç, banues në Tiranë,  B. U., 17 vjeç, banues në Krujë dhe E. M., 51 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunimin me njeri-tjetrin në kufirin e fshatrave Fangë, Mirditë dhe Shkopet, Kurbin, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kubikë ku dyshohet se ishin kultivuar fara kanabisi

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme./abcnews.al