Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama nën cilësinë e kreut të OSBE me Zv/Sekretarin e Shtetit Amerikan, Stephen Biegun.
Me anë të një postimi në Twitter, Kim ka falenderuar Ramën për iniciativën, ndërsa ka kërkuar që qeveria bjelloruse të pranojë ofertën dhe të angazhojë të gjitha palët e interesit.
Më tej, diplomatja amerikane, shton se dialogu është i nevojshëm për të gjetur një zgjidhje për krizën në Bjellorusi. /abcnews.al/
Deputy Secretary Biegun met with @OSCE Chairman-in-Office @ediramaal. We thank the CiO for his initiative & urge the government of #Belarus to accept his offer to engage all stakeholders. As CiO stated, open & constructive dialogue is needed to find a way forward in Belarus. pic.twitter.com/Zh3DxE4bGz
— U.S. Mission to OSCE (@usosce) August 27, 2020